Menaxheri/ja i/e Dyqanit është përgjegjës/e për drejtimin, organizimin dhe kontrollin e të gjitha aktiviteteve operative në dyqan. Ky pozicion siguron funksionimin optimal të dyqanit në përputhje me standardet e Eco Market, garanton cilësine e shërbimit ndaj klientit, furnizimin korrekt të produkteve, mirëmbajtjen e imazhit të kompanisë dhe koordinimin me furnitorët dhe departamentet e brëndshme.
1. Menaxhimi operacional i dyqanit
-
Planifikon, organizon dhe kontrollon të gjitha operacionet ditore të dyqanit sipas procedurave të kompanisë.
-
Mbikëqyr hapjen dhe mbylljen ditore të dyqanit dhe siguron përmbushjen e orarit zyrtar të punës.
-
Kryen dhe kontrollon procesin e porosive për furnizimin e mallrave, në përputhje me nevojat reale të stokut.
-
Verifikon saktësinë e faturimit dhe pranimit të produkteve nga furnitorët, në bashkëpunim me magazinierin.
-
Ndjek dhe kontrollon procesin e arkëtimit (cash-in) sipas procedurave financiare të kompanisë.
-
Kontrollon vendosjen e etiketave të çmimeve dhe të ofertave për çdo produkt në raft.
-
Verifikon ekspozimin e produkteve në sipërfaqet promocionale sipas udhëzimeve të Departamentit të Marketingut.
-
Raporton çdo problem teknik, logjistik apo organizativ tek strukturat përkatëse për zgjidhje të shpejtë.
2. Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitorët dhe furnizimit
-
Komunikon rregullisht me furnitorët për ndjekjen e dërgesave, produkteve të munguar dhe saktësinë e mallrave.
-
Monitoron performancën e furnitorëve dhe raporton raste vonesash, mospërputhjesh ose cilësie të ulët produktesh.
-
Bashkëpunon me furnitorët për organizimin e aktiviteteve promocionale dhe pozicionimin strategjik të produkteve në dyqan.
-
Siguron mbajtjen e marrëdhënieve të strukturuara dhe profesionale me përfaqësuesit e furnitorëve.
3. Menaxhimi i stafit dhe trajnimi
-
Menaxhon dhe mbikëqyr performancën e stafit në varësi, përmes udhëzimit, mbështetjes dhe monitorimit të përditshëm.
-
Harton dhe organizon grafikun e punës për stafin në përputhje me nevojat operative dhe ngarkesën e punës.
-
Organizon trajnimin e stafit të ri dhe kujdeset për zhvillimin e vazhdueshëm profesional të ekipit ekzistues.
-
Kontrollon prezencën, përmbushjen e detyrave dhe disiplinën e stafit gjatë orarit të punës.
-
Propozon promovimin, zhvendosjen ose largimin nga puna të stafit, në bazë të performancës dhe angazhimit.
4. Kontrolli i cilësisë dhe inventarizimi
-
Kontrollon përditë datat e skadencës për të gjitha produktet në raft dhe ndjek zëvendësimin ose heqjen e produkteve të skaduara.
-
Siguron pastërtinë, rregullin dhe paraqitjen estetike të të gjitha sektorëve të dyqanit.
-
Merr pjesë dhe organizon procesin e inventarizimit periodik të produkteve dhe aseteve të dyqanit.
-
Kontrollon dhe pasqyron saktësinë e regjistrimeve të inventarit fizik me sistemin kontabël.
5. Shërbimi ndaj klientit dhe komunikimi me departamentet
-
Ndjek dhe zgjidh ankesat ose kërkesat e klientëve, në bashkëpunim me Kujdesin ndaj Klientit dhe me furnitorët kur është e nevojshme.
-
Siguron një ambient mikpritës dhe ndjek që ekipi të zbatojë standardet e komunikimit me klientin.
-
Koordinon punën me departamentet e tjera të kompanisë si Komercialja, Marketingu, Logjistika, Financat etj., për të garantuar një operim të sinkronizuar.
-
Informon ekipin për promovimet, ofertat dhe ndryshimet që vijnë nga departamentet qendrore.
6. Detyra të veçanta dhe gatishmëri
-
Është i/e gatshëm/gatshme të punojë jashtë orarit në raste të nevojshme si: inventarizime, defekte teknike, mungesa personeli apo inspektime të papritura.
-
Përmbush çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga menaxhmenti i lartë i kompanisë, që lidhet me funksionimin dhe imazhin e dyqanit.