Përshkrimi i Punës – Graphic Design-er
Graphic Design-er është përgjegjës për ofrimin e kreativave dhe design-eve specifike sipas
fushatave të caktuara marketing duke ju referuar brandbook të kompanisë. Ky është një rol
shumëplanësh që kërkon jo vetëm aftësi të dizajnit grafik, por edhe organizim të shkëlqyeshëm
dhe menaxhim të rrjedhës së punës për të mbështetur një ekip të marketingut me ritëm të shpejtë
dhe tepër bashkëpunues.
Detyrat
· Duhet të krijojë kontent i cila përfshin krijimin e imazheve, kreativave të cilat përfaqësojnë
markën dhe komunikojnë mesazhet kryesore në një mënyrë kreative duke mbajtur një imazh
konsistent të markës përfshirë stilin e dizajnit, imazhet, tipografinë;
· Është përgjegjës për realizimin e desing të broshurës mujore të kompanisë dhe komunikimin
sa më efektiv të produkteve dhe benefiteve;
· Performon të gjitha kreativat për çdo fushatë të planifikuar në planin marketing vjetor të
kompanisë në mënyrë efektive dhe kreative;
· Sugjeron përmirësimin e vazhdueshëm të komunikimit të brandit me qëllim rifreskimin e
imazhit dhe ndjekjen e trendeve te tregut;
· Ndjek brandimin e dyqaneve të reja duke bashkëpunuar ngushtë me arkitektin dhe kolegët e
departamentit marketing;
· I përkthen përshkrimet dhe objektivat e fushatave marketing në kreativa të përshtatshme për
markën;
· Ideon dhe prodhon kontent dhe kreativa për socialmedia, përfshirë këtu krijimin e imazheve
të përshtatshme për platformat online;
· Ka njohuri bazike të motion grafic për t’ju përgjigjur nevojave ditore të punës;
· Bashkëpunon ngushtë me stafin e departamentit marketing për të kuptuar objektivat e projekteve dhe krijon produkteve kreative të cilat përputhen me objektiva dhe planet;
· Asiston dhe menaxhon bashkëpunëtorët e tjerë kreavtivë si fotografët, edituesit dhe animuesit;
· Vendos procedurat, modelet dhe praktikat më të mira për të siguruar rregull, qëndrueshmëri, qartësi në stilin dhe komunikimin e produkteve të kompanisë;
Kërkesa dhe kualifikime të pozicionit:
Natyrë kurioze, i gatshëm të flasë dhe të angazhohet në të kuptuarit e planeve dhe
objektivave të kompanisë dhe për të ekzekutuar një larmi të gjerë kreativash të produkteve;
Person energjik, i motivuar, i cili menaxhon shumë mire kohën, aftësi shumë të mira komunikimi, aftësi shumë të mira për punë në grup, aftësi për t’u përshtatur dhe punuar nën presion, i orientuar ne zgjidhjen e problemeve, person me iniciativë dhe ambicioz, personalitet krijues, ndershmëri dhe intergritet.
Kualifikimet:
· Aftesi të mira grafike.
· Aftësi për të përdorur paketën grafike Adobe: Photoshop, Illustrator, InDesign,
PremierePro dhe Premiere Pro/After Effects;