Menaxher i Shitjeve me Shumice dhe Franchise

Menaxher i Shitjeve me Shumice dhe Franchise

Misioni:Të sigurojë menaxhimin cilësor të klientëve në zonat përkatëse dhe të rrisë prezencën e kompanisë përmes zgjerimit të rrjetit të shitjeve me shumicë dhe partneriteteve Franchise.

Përgjegjësitë Kryesore:

  •  Kryen monitorimin e vazhdueshëm të çmimeve të tregut, i krahason ato me çmimet e kompanisë dhe propozon përmirësime strategjike.

  •  Realizon lëvizje periodike nëpër rrethe sipas grafikut të miratuar nga Drejtori i Departamentit të Shitjeve.

  •  Identifikon dhe vendos kontakte me individë ose subjekte (firma) që kanë potencial për tregtimin e produkteve elektroshtëpiake.

  •  Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie solide me tregtarët, duke i informuar rregullisht mbi çmimet, ofertat dhe politikat e reja të kompanisë.

  • Ndjek mbylljen e detyrimeve nga klientët debitorë dhe kryen rakordimin periodik të llogarive për të garantuar saktësi financiare.

  • Analizon raportet e shitjeve mujore, duke bërë krahasime me vitet e kaluara për të identifikuar trendet dhe mundësitë për rritje.

  • Mbledh informacion mbi nevojat dhe historikun e klientëve për të realizuar prezantime efektive të produkteve dhe praktikave të biznesit.

  •  Zhvillon marrëdhënie me klientë të rinj sipas strategjisë së rënë dakord me menaxhimin.

  • Zbaton me përpikëri rregulloren e transportit rrugor gjatë lëvizjeve në terren dhe përmbush detyra të tjera sipas nevojave të kompanisë.


Kërkesat e Pozicionit:

  • Aftësi të shkëlqyera negociuese dhe komunikim ndikues (influencë).

  •  Aftësi analitike dhe strategjike; fleksibilitet në gjetjen e zgjidhjeve.

  •  Njohuri të thella mbi tregun e elektroshtëpiakeve në Shqipëri.

Eksperienca dhe Arsimi:

  • Arsim i mesëm (i detyrueshëm), arsimi i lartë përbën avantazh.

  •  Minimumi 3 vite eksperiencë në fushën e shitjeve (idealisht në sektorin elektro).

  •  Njohuri të gjuhës angleze.

  •  Person i vetëmotivuar, i përditësuar me trendet e industrisë dhe me aftësi të shkëlqyera për të punuar në grup

 

Personat e interesuar duhet të aplikojnë duke dërguar CV dhe Letër Interesi në adresën e e-mail-it: hr@gotech.al