Përgjegjës për realizimin e blerjeve për kategori të caktuara produktesh në përputhje me strategjitë dhe objektivat e vendosura nga kompania. Koordinon dhe bashkëpunon me departamentet e shitjes, marketingut, financës dhe logjistikës për të siguruar që proceset e blerjes të realizohen në mënyrë efikase dhe me kostot më të ulëta të mundshme, duke optimizuar cilësinë dhe shërbimin. Ndjek me perpikmeri udhezimet e drejtorit te blerjeve per kategorine perkatese, si dhe ndjek realizimin e targetit mujor/vjetor te vendosur nga drejtori I blerjeve.
• Funksionet Kryesore
· Menaxhimi i blerjeve dhe koordinimi me departamentet përkatëse (shitje, marketing, financë, logjistikë) për të siguruar realizimin e blerjeve të suksesshme për kategorinë e caktuar të produkteve.
· Negocimi i ofertave dhe monitorimi i furnitorëve për të siguruar kushtet më të mira tregtare.
· Menaxhimi i gjendjes së stokut dhe optimizimi i porosive për të siguruar stokun optimal për realizimin e shitjeve të buxhetuara.
· Ndjekja sistematike e realizimit te objektivave mujore, si dhe propozimi I ofertave te dedikuara per kategorine perkatese ne perputhje me planin e marketingut si dhe sipas nevojave per te arritur objektivat mujore te percaktuara per kategorine e vet.
· Gjetja dhe integrimi i risive dhe teknologjive të reja për të përmirësuar ofertat dhe proceset e blerjes.
• Detyrat e Përdishme
· Merr detyra dhe udhëzime nga Drejtuesi i Departamentit të Blerjeve dhe ndërmerr hapat për realizimin e blerjeve në përputhje me këto udhëzime.
· Kërkon dhe merr oferta nga furnitorë të mundshëm (përmes kanaleve elektronike ose direkt).
· Ndjek dhe menaxhon procesin e blerjes (porosi, konfirmim blerje, levrim, zhdoganim, magazinim, shperndarje tek kanalet e shitjes, si dhe pozicionimin e tyre ne cdo kanal perkates) duke u siguruar që çdo hap të jetë në përputhje me procedurat e brendshme të blerjeve.
· Negocion me furnitorët për të siguruar ofertat më konkurruese dhe analizon krahasimin çmim/cilësi/shërbim për çdo ofertë.
· Monitoron dhe kontrollon rotacionin e stokut dhe propozon masat për të shmangur krijimin e stokut të mbetur (problematic).
· Përgatit dhe dërgon për miratim tek Drejtuesi i Departamentit të Blerjeve llogaritjet e kostove të produkteve, cmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
· Monitoron dhe raporton për çdo problematikë që mund të shfaqet gjatë procesit të blerjes dhe ekzekuton masat përkatëse sipas udhëzimeve të Drejtuesit.
· Koordon me partnerët për transportin dhe zhdoganimin e mallrave dhe siguron që blerjet të realizohen në kohë dhe me cilësinë më të lartë të mundshme.
· Ndjek ne koordinim me departamentin e finances pagesat e furnitoreve sipas prioriteteve perkatese, ne menyre qe procesi I blerjeve te vijoje pa pengesa.
· Propozon oferta te dedikuara (sipas planit vjetor te marketingut por dhe sipas nevojave te kategorise perkatese) për realizimin e targeteve dhe objektivave të vendosura nga Drejtuesi i Departamentit.
· Protokollon të gjitha blerjet në mënyrë të saktë dhe në kohë.
· Ndjek dhe menaxhon marrëdhëniet me furnitorët dhe nënkontraktorët, duke siguruar që furnizimet të jenë në përputhje me kërkesat e kompanisë.
Personat e interesuar duhet të aplikojnë duke dërguar CV dhe Letër Interesi në adresën e e-mail-it: hr@gotech.al