Misioni: Ky pozicion është përgjegjës për regjistrimin në kohë dhe kontrollin e të gjitha shpenzimeve administrative, shpërndarjen e tyre në qendra kostoje, si dhe përgatitjen e situacioneve dhe raportimeve ekonomike të kërkuara. Gjithashtu, mban kontabilitetin për Aktivet e Qëndrueshme Afatgjata (AQA), duke përfshirë hyrje-daljet, amortizimin dhe veprimet e tjera lidhur me to.
Raporton te: Drejtori i Departamentit të Financës
Përgjegjësitë Kryesore:
-
Menaxhimi i Shpenzimeve: Ndjek dhe kontabilizon shpenzimet për të gjitha kontratat e shërbimeve administrative. Kontrollon regjistrimet e shpenzimeve të dyqaneve dhe filialeve, duke u siguruar që dokumentacioni të jetë i plotë dhe i saktë.
-
Zbatimi i Parimeve Kontabël: Aplikon parimin e kontabilitetit rrjedhës (accrual basis), duke garantuar regjistrimin e shpenzimeve brenda muajit përkatës.
-
Menaxhimi i Aktiveve (AQ): Mban regjistrin e AQ të trupëzuara dhe të patrupëzuara (blerjet, krijimin, shitjet, nxjerrjet jashtë përdorimit, dëmtimet dhe renovimet). Kontrollon zhvlerësimin dhe amortizimin në përputhje me politikat dhe standardet kontabël në fuqi.
-
Veprimet Bankare: Regjistron në bazë ditore të gjitha veprimet në ditarin e bankës, duke siguruar pasqyrimin e saktë të balancave me vonesa minimale.
-
Koordinimi i Pagesave: Koordinon me specialistin e bankës për konfirmimin e detyrimeve përpara inicimit të pagesave dhe kryen aplikimin e furnitorëve.
-
Raportimi dhe Pajtueshmëria: Përgatit dhe kontrollon librin e blerjeve mujore; kontrollon llogaritë në pritje në baza mujore dhe raporton rregullisht te Drejtori i Financës.
Personat e interesuar duhet të aplikojnë duke dërguar CV dhe Letër Interesi në adresën e e-mail-it: hr@gotech.al